Dy fëmijë në fshatin Kastriot në Dibër, kishin humbur kontaktet me familje që prej orës 15 të së premtes, por janë gjetur nga policia gjatë orëve të mbrëmjes.
Sipas policisë vëllezërit kishin dalë nga shtëpia, për në drejtim të Malit të Gramës.
Humbjen e të miturve e ka sinjalizuar vëllai i tyre me inicialet A.L, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë për të gjetur vëllezërit e tij.
Fatmirësisht të miturit janë gjetur dhe janë pranë familjes së tyre.





