Një minierë litiumi ka ngritur në këmbë mijëra protestues në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë të cilët kundërshtojnë me forcë hapjen e saj.

 

Protestuesit ndaluan trafikun në autostradën kryesore që kalon nëpër kryeqytetin serb. Ndërsa në Nish, u bllokuan rrugët kryesore dhe urat. Kjo konsiderohet si një ndër demonstratat më masive kundër qeverisë populiste në Serbi në shumë vite.

 

Në Beograd, persona të maskuar hodhën fishekzjarrë mbi protestuesit, ndërsa në qytete të tjera tifozë futbolli sulmuan aktivistët me shishe dhe mjetet të tjera të forta.

 

Kjo është protesta e dytë mbarëkombëtare e organizuar nga grupet për mbrojtjen e mjedisit mes pakënaqësisë në rritje të publikut me sundimin autokratik të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Aktivistët kundërshtojnë veçanërisht dy ligje të miratuara nga parlamenti, që ata i shohin si hedhje të themeleve për një minierë të litiumit nga kompania Rio Tinto në Serbinë perëndimore.

 

Në një veprim sfidues, presidenti Vuçiç injoroi të shtunën protestat dhe qëndroi në zonën ku kompania ndërkombëtare planifikon të fillojë gërmimet.

 

Presidenti Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë serbë, i kanë denoncuar protestat dhe pretendojnë se ato financohen nga perëndimi për të destabilizuar vendin dhe për të sjellë opozitën në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *