Subscribe

Pas 4 vjetesh larg zgjedhjeve; Jozefina Topalli rikthehet ne qytetin e saj te Shkodres si garuese per zgjedhjet e 25 prillit.

Kete here Topalli  do te kerkoje voten e shkodraneve ne emer te partise se saj Levizja per Ndryshim, raporton Vizion Plus, duke pasur ne krah kandidate te rinj por qe u perkasin familjeve te njohura ne kryeqendren e veriut si  Adela Kryeziu , mbesa e deshmorit te demokracise Nazmi Kryeziu apo edhe Melisa Braci, mbesa e Martin Camajt.

 

JOZEFINA TOPALLI

LEVIZJA PER NDRYSHIM

 

“Kemi nevoje per udheheqes qe nuk jane ne dashuri me parane por jane ne dashuri me drejtesine. Jo ne dashuri me batuten apo genjeshtren por ne dashuri me njerezit.”

 

Topalli ka prezantuar edhe kandidatet per Elbasanin duke ruajtur te njejten filozofi per ekipin garues; kryesisht jane njerez qe kane studiuar jashte e qe deri me sot nuk jane angazhuar ne menyre aktive ne politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.