Subscribe

 

Është një ekspozitë krejtësisht e ndryshme nga ato që kemi parë nën nënshkrimin e Gazmend Lekës. Ai ka dalë jashtë studios së tij, që në publik shpesh e prezanton si të errët.

 

Është në studion e piktorit Anastas Kostandini, në natyrë, e këto piktura i pagëzon të gjitha nën titullin Taso.

 

Megjithatë kjo nuk është vetëm një ekspozitë për procesin e të krijuarit, por për artistin në përgjithësi, për fatin e tij në shoqëri, dhe për mungesën e mbështetjes nga institucionet shtetërore.

 

29 piktura ekspozohen nën kujdesin e kuratorit Ermir Hoxha në ambientet e galerisë së Universitetit të Arteve që nga pasditja e kësaj të marte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *