Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada...

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë,...

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri edhe në...

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas...

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara, Qeveria...

Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare në Egjipt...

Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të Ngushticës së...

Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë nga militarizimi...

Sulmet në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri...

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës për ministrat...

Karakaçi në Kuvend : Deri në fund të 2027-ës, linja Tiranë-Durrës-Rinas do të funksionojë me trena elektrikë

16 Korrik 16:15

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, foli në Kuvend për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, e cila sipas tij do të financojë elektrifikimin e plotë të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe stacionit të Rinasit.

Ministri theksoi se ky financim do të mundësojë ndërtimin e një infrastrukture moderne sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Më tej, z. Karakaçi nënvizoi se kjo do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një shërbim hekurudhor tërësisht me trena elektrikë.

Sipas Karakaçit, punimet civile në këtë segment kanë përfunduar, sistemet e sinjalizimit janë drejt finalizimit, ndërsa me këtë marrëveshje nis zyrtarisht faza e elektrifikimit, me objektivin që linja të jetë plotësisht funksionale për qytetarët deri në fund të vitit 2027.

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi: Projektligji që paraqesim sot ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për elektrifikimin e linjës Tiranë-Durrës dhe stacionin e Rinasit, dhe që përmbyllë në fakt, paketën financiare të projektit më të madh hekurudhor të realizuar në vendin tonë në dekadat e fundit.

Me këtë financim, bëhet i mundur elektrifikimi i plotë i linjës, ndërtimi i infrastrukturës energjetike dhe certifikimi sipas standardeve të Bashkimit Europian, duke sjellë për herë të parë një shërbim modern hekurudhor me trena elektrikë. Dhe, në fakt, edhe për t’ju përgjigjur edhe më gjatë pyetjes, unë mendoja se ishte e qartë në relacion, tërësisht elektrik dhe vetëm elektrik.

Ky është një investim që është shumë i rëndësishëm për hekurudhën shqiptare. Siç e thashë në përgjigjen e pyetjes, punimet civile tashmë kanë përfunduar, sistemet e sinjalizimit janë drejt finalizimit, stacionet e reja po ndërtohen dhe me miratimin e kësaj marrëveshje nis edhe faza e elektrifikimit.

Objektivi ynë është që deri në fundin e vitit 2027, qytetarët shqiptarë të kenë në dispozicion një linjë hekurudhore moderne, të sigurt dhe të denjë për një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por ky projekt nuk është vetëm një investim i veçuar, pasi doja të theksoja edhe disa projekte të tjera në hekurudhë, pasi është pjesë e një programi të gjerë për rilindjen e transportit hekurudhor shqiptar, një sektor që për shumë vite mbeti jashtë vëmendjes së investimeve.

Paralelisht me linjën Tiranë-Durrës dhe Aeroportin “Nënë Tereza”, po ecin projektet për zgjatimin e hekurudhës drejt stacionit qendror të Tiranës, ndërtimin e sistemit modern të mirëmbajtjes së trenave (depo), si dhe përgatitjen e kontratës së shërbimit publik që do të garantojë një shërbim cilësor dhe të qëndrueshëm për qytetarët. Njëkohësisht kanë avancuar procedurat për rikonstruksionin e linjës, Vorë-Shkodër-Hani i Hotit, një segment me rëndësi strategjike për lidhjen e Shqipërisë me Malin e Zi dhe rrjetin europian të transportit. Dhe për këtë linjë, Vorë-Shkodër-Hani i Hotit, tashmë jemi në procedurë konkurruese, përsëri sipas procedurave të financuesit ndërkombëtar dhe pritet finalizimi i procedurës shumë shpejt. Në proces janë edhe procedurat për rikonstruksionin e segmentit Durrës-Rrogozhinë, ndërsa po hartohet projekti inxhinierik për vazhdimin e linjës nga Rrogozhina deri në Pogradec.

Ndërkohë, projekti strategjik më i madhnë fakt, është Durrës-Prishtinë, që është një nga prioritetet tona afatgjata, për të cilin po punohet me intensitet për sigurimin e financimit dhe krijimin e kushteve për zbatimin e tij.

Këto investime tregojnë qartë se Shqipëria nuk po ndërton vetëm një linjë hekurudhore, por po ndërton dhe po përpiqet të ndërtojë një rrjet modern kombëtar, të integruar me korridoret europiane të transportit dhe në përputhje me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Ky është një vizion afatgjatë që do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Këto investime janë dëshmi e një qeverie që nuk po ndërton vetëm për ditën e sotme. Ato janë investime që afrojnë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit, forcojnë Korridorin VIII dhe krijojnë kushte për një ekonomi më të qëndrueshme, më konkurruese dhe më miqësore me mjedisin. Ky projektligj nuk është thjesht një marrëveshje financiare, është një investim për të ardhmen e vendit, në zhvillimin ekonomik dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Enea Karakaçi Kuvend Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sadushi kërkon zgjidhje urgjente për pagat e gjyqtarëve: Bllokimi cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor

më shumë...

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada drejt Britanisë së Madhe

më shumë...

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në disa lagje të Elbasanit për ditët e ardhshme

më shumë...

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë, e pëson edhe trajneri Edi Martini

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:06

Sadushi kërkon zgjidhje urgjente për pagat e...

7:58

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA...

7:52

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në...

7:39

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin...

7:36

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri...

7:32

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

6:56

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me...

6:46

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e...

6:45

Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare...

6:29

Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të...

6:01

Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë...

5:48

Sulmet në Kiev dhe droni rus në...

5:39

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës...

5:27

GJKKO i mbyll derën medias! Gazetarët dhe...

5:27

Zjarr pranë xhamisë në Gjoricë, flakët rrezikojnë...

5:07

E trishtë! Ndahet nga jeta historiani Muharrem...

4:48

Aksidenti në Golem, humb jetën 17-vjeçari

4:39

Dorëheqja e Evis Salës si ministre e...

4:21

Pagat e magjistratëve dhe administratës së drejtësisë...

4:05

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Ser...
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.