covid-19

Vendet e varfra fillojnë të blejnë vaksina për COVID-19

Disa vende të varfra, të alarmuara që vendet e pasura po marrin miliona vaksina për COVID-19, po vendosin të mos presin vaksinat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata të tjera dhe kanë filluar të nënshkruajnë marrëveshjet e tyre për vaksinat. Juan Carlos Sikaffy, president i Këshillit të Biznesit të Hondurasit, i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se Hondurasi “nuk mund të presë për proceset burokratike ose vendime të gabuara” për t’u dhënë qytetarëve “qetësinë” e ofruar nga vaksina COVID-19. Këshilli i Biznesit Privat të Hondurasit nënshkroi një marrëveshje për blerjen e vaksinave, përmes një garancie bankare. Edhe Serbia gjithashtu po blen vaksina në treg megjithëse ka paguar 4 milion euro për programin COVAX të OBSH-së, një mekanizëm i krijuar për të shpërndarë vaksinat kundër koronavirusit në mënyrë të drejtë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se ai nuk mund të priste për COVAX-in, duke parë vendet e pasura të blinin kaq shumë doza. Të njëjtën gjë po bën edhe Shqipëria, e cila ashtu si Serbia dhe
më shumë...