Nga 18 prilli, izraelitët nuk do të jenë më të detyruar të mbajnë maskë edhe në ambientet e jashtme.

 

Ky është vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Izrael. Mbajtja e maskës jashtë hyri në fuqi një vit më parë për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

 

Sidoqoftë, qytetarët vijojnë të jenë të detyruar të mbajnë maskën në ambientet e mbyllura.

 

Izraeli përmendet kudo si një nga vendet me fushatën më të suksesshme të vaksinimit kundër koronavirusit, që mundësoi edhe rihapjen e ekonomisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *