E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID

Presidenti Ilir Meta deklaron se buxheti për vitin 2021 nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19.

 

Kreu i shtetit shprehet se biznesi i vogël është rënduar nga taksat dhe tarifat.

 

Reklamë

“Buxheti 2021 NUK KA një plan të qartë për MBROJTJEN E BIZNESIT nga pasojat e COVID-19.  Biznesi i vogël, është RËNDUAR nga TAKSA DHE TARIFA TË LARTA dhe NUK është lehtësuar për të përballuar: Koston e energjisë elektrike; Të ujit dhe shërbimeve të tjera ; Koston e pagesës së qirasë së ambienteve.”

 

Edhe një ditë më parë, Meta tha se buxheti i vitit 2021 ka një fond të papërfillshëm për mbështetjen e biznesit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë