E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shiu fik të gjitha vatrat e zjarrit në Qarkun Dibër

Të gjitha vatrat e zjarrit që ishin aktive një ditë më parë në Qarkun e Dibrës janë shuar si pasojë e reshjeve të shiut.

Reshjet e rëna gjatë orëve të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e vatrave që vijonin të ishin aktive në malin e Cerujës në Klos, në Qafë Helmes të Bulqizës, si dhe në fshatrat Lundre e Madhesh të Bashkisë Mat.

Reklamë

Megjithatë, për shkak të intensitetit të ulët të reshjeve, mbetet ende mundësia e riaktivizimit të vatrave. Për këtë arsye, zonat po mbahen nën monitorim nga autoritetet vendore.

Qarku i Dibrës u përball për më shumë se një muaj me zjarre të shumta, ndërsa dëmet më të mëdha u shkaktuan në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”, ku u dogjën dhjetëra hektarë me pyje halore.

Reklamë

Dëme të konsiderueshme nga zjarret u raportuan edhe në Njësinë Administrative Selishtë të Dibrës, ku flakët përshkuan dhjetëra hektarë dhe më pas u përhapën drejt fshatit Cerujë të Klosit.

Nga zjarret u prekën edhe fshatrat Lundre, Trodhën dhe Madhesh, në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë Mat.

Flakët dogjën stane dhe banesa, ndërsa për shuarjen e tyre u angazhuan forca nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt luginës së Shkopetit dhe mbrojtjen e banesave të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.