Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Trump i bindur për fundin e luftës: SHBA ka...

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati në...

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha: Folëm për...

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e...

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një sulm me...

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte si pasardhësin...

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në Durrës, nën...

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas vrasjes, Noka:...

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë në krye...

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK! Rama: Liri...

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati në përgjigjet ndaj qytetarëve do të ketë kosto

12 Shtator 14:16

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi me strukturat e bashkëqeverisjes, zëvendësministrat dhe drejtuesit e drejtorive, ku ka folur për vonesat në dhënien e përgjigjeve dhe respektimin e afateve.

Rama tha se do të përcaktohet përgjegjësi për çdo shkelje afati.

“Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës, në të cilin ne do përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston”, u shpreh Rama.

Kryeministri kërkoi gjithashtu që çështjet që pengohen nga ndalesa ligjore të ndahen në kategori, në mënyrë që vendimmarrësit të përcaktojnë nëse pengesat duhet të hiqen apo të mbeten në fuqi.

Sipas Ramës, qytetarëve duhet t’u jepet një përgjigje e qartë dhe jo të mbahen në pritje.

“Të gjitha ato çështje që kanë ndalesë ligjore, duhen ndarë në kategori të ndryshme dhe në atë moment pastaj, është çështja e vendimmarrësve që të thonë “kjo ndalesë zgjidhet, kjo ndalesë duhet të qëndrojë” dhe njerëzve u duhet thënë kjo, nuk bëhet, “edhe po, dhe jo, as mish as peshk, as këtej, as andej” quhet torturë, nuk quhet përgjigje”, tha kreu i qeverisë.

Rama iu drejtua edhe zëvendësministrave, duke kërkuar që ndjekja e përgjigjeve ndaj qytetarëve të jetë prioriteti kryesor i punës së tyre të përditshme.

“Zëvendësministrat që janë të përcaktuar duhet ta kenë këtë prioritetin numër një të punës së tyre të përditshme, duhet ta nisin ditën me sa përgjigje u dhanë dje, sa përgjigje duhen dhënë sot dhe sa përgjigje nuk u dhanë në kohë dhe duhet të merren pastaj me ato përgjigje nuk u dhanë në kohë.  Pse nuk u dhanë?”, përfundon shefi i qeverisë shqiptare.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
rama

Nga e njëjta kategori

Çmimi i naftës arrin në 229 lekë, shtrenjtohet edhe benzina në pikat e karburanteve

më shumë...

Trump i bindur për fundin e luftës: SHBA ka kontroll të fuqishëm mbi Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Shiu fik të gjitha vatrat e zjarrit në Qarkun Dibër

më shumë...

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha: Folëm për zhvillimet politike dhe drejtësinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:01

Çmimi i naftës arrin në 229 lekë,...

2:34

Trump i bindur për fundin e luftës:...

2:25

Shiu fik të gjitha vatrat e zjarrit...

2:16

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje...

2:06

“Kosova pret çlirimtarët”, nis “Marshi për Liri”...

1:48

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha:...

1:25

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb...

1:12

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një...

1:10

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte...

Viktima Erald Xhejo
12:57

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet...

12:45

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në...

12:30

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në...

Foto ilustruese
12:04

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike,...

12:02

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina...

11:43

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas...

11:40

Aksident në Himarë, makina përmbyset në mes...

11:19

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë...

11:12

Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush...

10:57

Viti i ri shkollor, Hita prezanton masat...

10:52

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK!...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.