E hënë, 2 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë podcastit “Flasim” se ai do të largohet nga qeverisja nëse Shqipëria futet në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se nuk e ka për qëllim të rrijë përjetësisht në politikë apo të bëhet “mbret”, por se vijon të jetë në këtë detyrë sepse, sipas tij, e sheh të hapur derën e BE-së për Shqipërinë.

“Nuk jam këtu për t’u bërë mbret apo për të qeverisur në përjetësi, por jam këtu se shoh derën e hapur të BE-së. Kur ta kapërcej pragun e asaj dere, ju shpëtoni nga unë”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë