E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha: Folëm për zhvillimet politike dhe drejtësinë

Në ditën e tij të fundit të vizitës në SHBA, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar takime.

Vetë kryedemokrati bëri të ditur detaje nga takimi me  kongresmenin republikan Lance Gooden, anëtar i komitetit për drejtësinë dhe komitetin e sigurisë në kongresin amerikan.

Reklamë

Berisha u shpreh se biseda u fokusua te zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat e vendit dhe forcimi i marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.

Në fokus ishte edhe lufta kundër trafikut dhe karteleve të drogës.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara kryetari i Partisë Demokratike mori pjesë në konventën e  Republikanëve dhe u takua me shqiptarët e diasporës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.