E martë, 13 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte si pasardhësin e tij ndan rrëfimin emocionues

Gianfranco Zola ka ndarë një rrëfim emocionues për marrëdhënien e tij me Diego Armando Maradonën gjatë periudhës së tij te Napoli.

Në një intervistë për Guerin Sportivo, ish-ylli italian tregoi se legjenda argjentinase e shihte atë si pasardhësin e tij te Napoli dhe e kishte ndihmuar shumë në atë periudhë.

Reklamë

“Diego më ndihmoi shumë, më shihte si pasardhësin e tij. E dija se askush nuk mund ta përsëriste atë që kishte bërë, por dhashë maksimumin”, rrëfeu Zola.

Zola u transferua te Napoli në vitin 1989 dhe pati mundësinë të luante krah Maradonës, duke u kthyer gradualisht në një nga figurat më të dashura të tifozëve napolitanë.

Reklamë

Për Zolën, trashëgimia e Maradonës ishte një peshë e madhe, por edhe një motivim.

Edhe pse e konsideronte të pamundur të përsëriste atë që kishte bërë argjentinasi, ai u përpoq të jepte maksimumin dhe fitoi dashurinë e tifozëve të Napolit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.