E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon ta takojë në pallatin presidencial

Mohamed Salah ka marrë një ftesë të veçantë nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kreu i shtetit turk dëshiron të takojë yllin egjiptian të Trabzonsporit dhe ta presë atë së bashku me familjen në kompleksin presidencial në Ankara.

Reklamë

Sipas medias turke 61 Saat, çështja e Salah u diskutua gjatë takimit të Erdogan me presidentin e Trabzonsporit, Ertugrul Dogan. Presidenti turk pyeti për mundësinë e një takimi me sulmuesin egjiptian dhe më pas kërkoi që ai të organizohej sa më shpejt.

Takimi ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej gjatë një prej vizitave të Erdogan në Rize ose Samsun, por përplasja e axhendave bëri që ai të mos realizohej. Sipas raportimit, Erdogan mund ta presë Salahun në Ankara në një moment të përshtatshëm për të dyja palët.

Reklamë

Takimi mes tyre është konfirmuar edhe nga vetë Trabzonspori.

Nëse takimi realizohet, ai pritet të tërheqë vëmendje të madhe në Turqi dhe Egjipt, duke pasur parasysh popullaritetin e jashtëzakonshëm të Salahut në të dyja vendet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.