E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në derbi kundër Partizanit

Dinamo ka marrë një fitore të madhe në derbin ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin 4-2 në javën e katërt të”Superiores”.

Sfida u zhvillua këtë të shtunë në stadiumin e Vorës.

Reklamë

Të dyja skuadrat dhuruan një ndeshje me ritëm dhe gola, por në fund ishte Dinamo ajo që doli me tri pikët, duke shënuar plot katër herë dhe duke mposhtur Partizanin 4-2.

Ky sukses i jep Dinamos një shtysë të rëndësishme në kampionat, ndërsa Partizani pëson një goditje pastriumfit nëjavën e kaluar. Të kuqtë vinin në këtë përballje pas fitores 3-2 ndaj Vllaznisë në Shkodër.

Reklamë

Derbi i kryeqytetit rezultoi spektakolar dhe me gjashtë gola, duke i dhënë kampionatit shqiptar një tjetër përballje të fortë mes dy skuadrave të Tiranës.

GOLAT

10′ Berisha

29′ Hoxhallari

32′ Ruben – Richards

48’ Fadairo

77’ Qardaku

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.