E diel, 1 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Arda Guler “shpërthen” në “La Liga”, rekordmen pas vetëm 4 javësh

Arda Guler po tregon një formë mbresëlënëse në startin e këtij sezoni me Real Madridin.

Pas katër javëve të para të La Ligës, talenti turk është lojtari që ka krijuar më shumë raste për shokët e skuadrës, plot 19.

Guler ka zhvilluar deri tani 209 minuta, ndërsa statistikat e tij tregojnë ndikimin që po ka në lojën e Realit.

Ai ka krijuar 4 raste të mëdha, ka realizuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asistim.

Reklamë

Në total, 21-vjeçari ka regjistruar 8 prekje në zonën kundërshtare, 6 gjuajtje dhe 4 faulle të fituara, duke u shndërruar në një nga lojtarët më krijues të skuadrës së drejtuar nga Mourinho.

Me këto paraqitje, Guler po dërgon një sinjal të fortë se këtë sezon synon të ketë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në formacionin e Real Madridit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.