Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pyetje...

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me...

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2 milionë dollarë...

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, Rama:...

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të premten drejtuesit...

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon aplikimet për...

Trump shtrëngon emigracionin, SHBA planifikon revokim masiv të vizave...

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Shembja e ndërtesës shumëkatëshe, ende dhjetëra të pagjetur nën rrënoja

25 Qershor 08:46

Dhjetëra vetë figurojnë të humbur dhe besohet se kanë gjetur vdekjen nën rrënojat e një kompleks ibanimi pranë Majamit të Floridës që u shemb pjesërisht të enjten në mëngjes. Të paktën një person është konfirmuar i vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë nxjerrë deri tani gjallë nga rrënojat.

 

Ndërsa familjet dëshpërimisht presin për lajme, ekipet e kërkimit thonë se ata po punojnë gjatë gjithë kohës dhe mund të dëgjojnë njerëz që përplasen mes rrënojave.

 

Të paktën 102 persona deri tani janë lokalizuar, por është e pasigurt se sa ishin në ndërtesë kur ajo u shemb. Dhjetëra të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat.

 

Ekipet po tunelonin nga një park nëntokësor makinash poshtë ndërtesës në një përpjekje për të arritur viktimat.

 

Një pjesë e kompleksit 12-katësh të banimit në zonën Sërfsajd në brigjet e Atlantikut u shemb në 1:30 pas mesnate. Deri në orët e vona të pasdites afro 100 vetë ende figuronin të humbur, thanë autoritetet, duke zgjuar shqetësime se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm. Zyrtarët nuk e dinë sa vetë ishin në ndërtesë në momentin e shembjes.

 

“Ndërtesa u bë petë,” tha kryebashkiaku i komunitetit Sërfsajd. “Më dhemb zemra se me sa më thotë mendja, nuk do të kemi shumë sukses për të nxjerrë njerëz gjallë”.

Për orë të tëra pas shembjes vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Ekipet nxorën një nënë dhe fëmijën e saj, pasi u detyruan t’i presin gruas këmbën, tha shefi i shërbimeve emergjente për Majamin.

 

Specialistët po përpiqen të futen në ndërtesë nga një garazh i nëndheshëm. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili vizitoi skenën e ngjarjes, tha se pamjet televizive nuk e përcjellin dot seriozitetin e ngjarjes.

 

Një ekip me 10-12 specialistë kontrollon një zonë të rrënojave me qen për të nuhatur trupat si dhe me pajisje të tjera. Pasi lodhen nga lëvizja e copave të betonit dhe mbetjeve të tjera inerte, ekipi zëvendësohet nga një grup tjetër kolegësh që puna të vazhdojë pa ndërprerje, tha shefi i shërbimeve zjarrfikëse për Floridën.

 

Autoritetet nuk kanë bërë spekulime për shkakun e shembjes. Në video shihet pjesa qendrore që shembet e para, ndërsa seksioni më pranë bregut dridhet dhe fillon të shembet disa sekonda më pas. Ndërkohë një re e madhe pluhuri mbështjell gjithë zonën.

 

Mësohet se në tarracën e ndërtesës po bëheshin punime, por zyrtarët thonë se nuk shohin mundësi që këto punime të kenë shkaktuar shembjen. Presidenti Joe Biden ka premtuar të ofrojë ndihmë federale nëse kërkohet. Kryebashkiaku tha se disa hotele kanë ofruar të strehojnë banorët e zhvendosur dhe se po organizohen operacione për t’u dërguar ushqime e ilaçe sipas nevojave./ Voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Miami

Nga e njëjta kategori

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pyetje për Rusinë, Ukrainën dhe Iranin

më shumë...

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me malarie, një humb jetën

më shumë...

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik pas rastit të parë

më shumë...

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2 milionë dollarë në Tokio, autorët arratisen në 10 sekonda (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:25

AAK padit 17 vendime të qeverisë, opozita...

12:24

Me pistoletë të mbështjellë me letër kuzhinë...

12:19

Zjarr gjatë mesnatës në Malësinë e Madhe,...

12:02

Qëlloi me armë ndaj të riut në...

11:51

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë...

11:24

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës...

11:01

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis...

10:51

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2...

10:45

Kush janë dy gratë që erdhën nga...

10:26

Zjarri përfshin fshatin Skrevan gjatë natës, zjarrfikësit...

10:24

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e...

10:22

Zjarri në malin e Shashicës vihet nën...

10:05

Dalin pamjet, Ylli Zalla nuk u vetëdorëzua,...

9:59

Humb jetën i dënuari në burgun e...

9:42

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të...

9:37

Lamallari pret në Rinas 5 shqiptarët e...

9:29

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon...

9:12

Sot, 116 vjet nga lindja e Nënë...

9:08

Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria, mes...

8:38

Trump shtrëngon emigracionin, SHBA planifikon revokim masiv...

Më të klikuarat

  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në një lokal në Tiranë, të rinj...
  • Tragjike/ Roja i plazhit hyn në det për të shpëtuar çiftin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.