Një vatër zjarri është shfaqur gjatë orëve të mesnatës në fshatin Linaj të Malësisë së Madhe.
Flakët kanë përfshirë disa banesa të pabanuara, duke shkaktuar dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se janë djegur dy deri në tre shtëpi.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe duke parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave ku jetojnë familje.
Aktualisht, situata në zonë paraqitet nën kontroll, ndërsa vijojnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dëmeve të shkaktuara.
/vizionplus.tv





