Kryeministri Edi Rama është takuar me disa vajza dhe gra nga Kosova, të cilat kanë shkuar në Vlorë për të festuar 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

 

Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook” disa pamje nga takimi, krahas së cilave shkruan: “Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”.

 

 

Ditën e Pavarësisë, kreu i qeverisë e kremtoi me nisjen e punimeve për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. I parashikuar të nisë fluturimet në 2025, porta e tretë e transportit ajror do të administrohet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut, një prej më të mëdhenjve për sa i përket trafikut të pasagjerëve në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *