Subscribe

Qeveria garanton se të gjithë banorët e Himarës që preken nga projekti për rivitalizimin e qendrës do të dëmshpërblehen. Për këtë arsye, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkisë, Hipotekës e ALUIZNI-t ishin në Himarë ku zhvilluan një takim me banorët. Zv/ministri Artan Shkreli tha se  është përcaktuar fondi i dëmshpërblimit.

 

“Këto do ti marrin padyshim ata që do ta çojnë procesin deri në fund. Projekti do të vazhdojë në atë formë që është miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit i cili në vetvete ka marrë parasysh edhe sugjerimet që kanë ardhur nga konsultimet me publikun dhe aktorët që preken ose ndihmohen nga ky projekt”.

 

 Kryebashkiaku Jorgo Goro deklaroi se po rishikohen të gjitha dokumentet për pronarët.

 

“Patëm një takim me qytetarët, takim i cili do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Ditën e enjte që vjen do të ketë prapë takim më interes. Ne si bashki, gjithë struktura jonë, është e angazhuar dhe është në dispozicion të qytetarëve, për ti orientuar se çfarë dokumentacioni do të kenë ata në mënyrë që ky  interes shumë i rëndësishëm për bashkinë, por dhe për vete qytetarët të finalizohet me sukses në interes të tyrin dhe në interesin e përgjithshëm”, theksoi Goro.

 

Prishja e ndërtimeve ne Himare ka sjellë reagimin e Athinës zyrtare. Greqia ka kërkuar respektimin e të drejtës se pronës per minoritetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *