Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Rezerva arrin në 8 miliardë euro, Tabaku: Zhvlerësimi i...

Një nga grabitjet më të pazakonta të bankës në...

BE përgatitet të ndryshojë procesin e zgjerimit, Marta Kos...

SHBA: Nuk e përjashtojmë përdorimin e forcës ushtarake kundër...

Harroi tapën në vesh, burri mendoi se kishte humbur...

“Rama po shkon drejt rënies”, banorët kundër shkrirjes së...

Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu...

Braçe: Do i shkoj deri në fund garës për...

Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë,...

SHBA-Kanada, përshkallëzohet lufta tregtare, sot pritet kundërpërgjigjja e Carney

Një nga grabitjet më të pazakonta të bankës në histori, leu fytyrën me limon dhe mendoi se ishte i padukshëm

25 Gusht 11:19

“Por unë përdora lëng limoni. Unë përdora lëng limoni!”, u tha me habi policëve McArthur Wheeler, pasi ata i treguan fotografitë e kamerave të sigurisë. Ai ishte i bindur se lëngu i limonit e kishte bërë të padukshëm për kamerat dhe nuk e kuptonte se si fytyra e tij ishte identifikuar kaq lehtë.

Një nga grabitjet më të pazakonta të bankave ndodhi në vitin 1995 në SHBA, kur një burrë me armë, tentoi grabitjen pa bërë asnjë përpjekje për të fshehur fytyrën. Fotografia e tij nga kamerat e sigurisë u transmetua në lajmet televizive të orës 23:00 dhe më pak se një orë më vonë, policia e arrestoi.

Bëhej fjalë për McArthur Wheeler, i cili kishte një “plan” të pazakontë për të mos u identifikuar. Ai besonte se lëngu i limonit mund ta bënte fytyrën e tij të padukshme, njësoj siç përdoret për të krijuar bojë të padukshme. Sipas tij, mjaftonte që të lyente fytyrën me lëng limoni për të mos u kapur nga kamerat.

Para grabitjes, Wheeler dhe bashkëpunëtori i tij, Clifton Earl Johnson, kishin testuar teorinë me një aparat fotografik Polaroid. Kur Wheeler nuk u shfaq në fotografinë që morën, të dy u bindën se ideja kishte funksionuar. Policia më vonë dyshoi se testi kishte dështuar sepse Wheeler mund ta kishte drejtuar pa dashje aparatin drejt tavanit.

Kur u arrestua, Wheeler dëshmoi para policëve se kishte përdorur lëng limoni. Grabitja, e cila u krye me armë, përfundoi me dënime, Johnson u dënua me pesë vite burg, ndërsa Wheeler mori 24 vjet e gjashtë muaj.

Rasti tërhoqi vëmendjen e psikologëve David Dunning dhe Justin Kruger dhe u bë një nga shembujt që frymëzuan studimin e asaj që më vonë u njoh si efekti Dunning-Kruger. Ky fenomen lidhet me prirjen e njerëzve me njohuri ose aftësi të kufizuara për të mbivlerësuar aftësitë e tyre dhe për të mos e kuptuar sa të kufizuara janë ato.

Ky efekt u studiua nga psikologët David Dunning dhe Justin Kruger, të cilët arritën në përfundimin se njerëzit me më pak kompetencë shpesh kanë edhe më pak aftësi për të vlerësuar saktë nivelin e tyre. Historia e grabitësit McArthur Wheeler, i cili besonte se lëngu i limonit e bënte të padukshëm për kamerat, u bë një nga shembujt më të famshëm që lidhen me këtë fenomen psikologjik.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Amerikë grabtije leng limoni

Nga e njëjta kategori

Dëshmon i plagosuri i atentatit në Dukagjin, Lazër Bashi: Dy persona qëlluan me breshëri. Eca 40 minuta i plagosur

më shumë...

Ethet e Nilit në Korçë, priten mjekë specialistë nga Tirana për rastin e konfirmuar

më shumë...

BE përgatitet të ndryshojë procesin e zgjerimit, Marta Kos prezanton idetë kryesore

më shumë...

Krimi në Lushnjë, u plagos me sëpatë nga i biri, rëndohet gjendja e 77-vjeçarit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:48

Rezerva arrin në 8 miliardë euro, Tabaku:...

11:46

Dëshmon i plagosuri i atentatit në Dukagjin,...

11:45

Ethet e Nilit në Korçë, priten mjekë...

11:19

Një nga grabitjet më të pazakonta të...

11:00

BE përgatitet të ndryshojë procesin e zgjerimit,...

10:55

Krimi në Lushnjë, u plagos me sëpatë...

10:49

SHBA: Nuk e përjashtojmë përdorimin e forcës...

10:33

Harroi tapën në vesh, burri mendoi se...

10:18

“Rama po shkon drejt rënies”, banorët kundër...

9:56

Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të...

9:51

Braçe: Do i shkoj deri në fund...

9:45

Dymbëdhjetë vjet pas vdekjes, pse u riaktivizua...

9:33

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 31...

9:30

Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për...

8:43

SHBA-Kanada, përshkallëzohet lufta tregtare, sot pritet kundërpërgjigjja...

8:25

Aksidenti me dy viktima në Golem, motori...

8:17

Alarmi i UNICEF për Gazën: Kequshqyerja kronike...

8:10

Horoskopi i 25 gushtit, kush do të...

8:02

Moti sot në vend, temperaturat pësojnë rritje,...

11:15

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • “Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë...
  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.