Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i autorit: Tentoi të largohej me automjetin e vëllait

Policia ka njoftuar se autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Lushnjë është arrestuar.
Sipas njoftimit zyrtar, 45-vjeçari Florion Dalladaku, i cili vrau nënën dhe plagosi të atin në fshatin Zhymë të Lushnjës, u kap duke drejtuar automjetin e vëllait, në tentativë për të dalë nga qarku Fier.
Dalladaku dyshohet se ka goditur me sqepar nënë e tij 80-vjeçare Fanije Dalladaku duke i shkaktuar plagë të rëndë në trup dhe për pasojë ka humbur jetën, ndërsa ka lënë të plagosur babain e tij 77-vjeçarin Hasan Dalladaku, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Autori i dyshuar u kap duke drejtuar automjetin e vëllait, në tentativë për të dalë nga qarku Fier.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Zhymë, Lushnjë, ju informojmë se:
Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta të Policisë rrethuan zonën, ngritën pika kontrolli dhe u vunë në ndjekje të autorit, i cili paraqiste rrezikshmëri edhe për banorët e tjerë.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit të shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë i mundur lokalizimi i autorit të dyshuar, pranë Spitalit Memorial, Fier, dhe vënia në pranga e tij, rreth një orë pas ngjarjes.
Shtetasi F. D., 45 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me automjetin që drejtonte, ku po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj”, njofton policia.
View this post on Instagram



