Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se...

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU: Ja çfarë ndodh me ngarkesat që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

25 Gusht 15:40

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar mbi ndryshimet e reja lidhur me importin e produkteve me origjinë shtazore nga Brazili.

Në njoftimin e AKU theksohet se Brazili është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të autorizuara për hyrjen në Bashkimin Europian të disa kategorive të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor.

Njoftimi:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të ndryshimeve në Rregulloren Zbatuese të Komisionit (BE) 2026/1189, me të cilën është ndryshuar Rregullorja Zbatuese e Komisionit (BE) 2021/405, bën me dije se Brazili është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të tyre të autorizuara për hyrjen në Bashkimin Evropian të dërgesave të kategorive të caktuara të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor.

Gjithashtu, referuar edhe Urdhrit të Ministrit nr. 294, datë 13.06.2006, “Për importin e mishit nga Republika Federative e Brazilit”, importimi i këtyre produkteve kushtëzohet nga miratimi prej Bashkimit Evropian i zonave dhe stabilimenteve të prodhimit.

Në kuadër të zbatimit të ndryshimeve, bëjmë me dije se më 28 maj 2026, në Bruksel, është zhvilluar një takim ndërmjet përfaqësuesve të UECBV (Bashkimi Evropian i Tregtisë së Blegtorisë dhe Mishit) dhe DG SANTE, gjatë të cilit përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë sqaruar se ngarkesat për të cilat certifikata përkatëse është lëshuar përpara datës 3 shtator 2026 do të vijojnë të pranohen në Pikat e Kontrollit Kufitar (BCP) të Bashkimit Evropian, pasi kërkesat e reja nuk zbatohen për eksportet nga vendet e treta të kryera përpara kësaj date.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron se ngarkesat e mishit të shpendëve dhe të gjedhit me origjinë nga Brazili, për të cilat certifikata shëndetësore veterinare zyrtare është nënshkruar dhe/ose lëshuar përpara datës 3 shtator 2026, do të vijojnë të pranohen në Pikat e Kontrollit Kufitar, edhe në rast se këto ngarkesa mbërrijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë pas datës 3 shtator 2026.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë monitorimin dhe zbatimin e kërkesave të legjislacionit në fuqi, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Posted Under:
Sociale
Tagged:
AKU mishi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat pësojnë rënie të lehtë

më shumë...

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

më shumë...

Mjekët: Jo alarm për Virusin e Nilit. I moshuari i vetëm i prekur në Korçë është në gjendje stabël

më shumë...

Shtohen pickimet nga insektet, mjekët në Belsh: Bëni kujdes gjatë punëve në bujqësi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

10:43

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

10:19

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet...

9:54

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli...

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:40

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më...

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.