E martë, 27 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni!

Të moshuarit që pritën për orë të tëra për të takuar kryeministrin Edi Rama në Pogradec, janë shprehur të kënaqur pas takimit me të.

Ata treguan se Rama i dëgjoi shqetësimet dhe problematikat e tyre, ndërsa më pas ia delegoi kryetarit të Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, për të ndjekur dhe zgjidhur çështjet e ngritura.

Reklamë

Një prej të moshuarave tha me entuziazëm se kishte arritur të bënte edhe një foto me kryeministrin.

 

Reklamë
View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Ndërkohë, Halim Bufi, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Greqia për të takuar dhe përqafuar Ramën, u shpreh i lumtur pasi më në fund realizoi dëshirën e tij.

“Tani le të vdes”, shprehet i moshuari pas takimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Takimi me qytetarët u zhvillua gjatë mbledhjes së kryeministrit me ministrat.

Rama ndërpreu përkohësisht mbledhjen qeveritare për të dalë dhe për të dëgjuar nga afër shqetësimet e qytetarëve pogradecarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë