Personi që shihni në foto është 45-vjeçari Florion Dalladaku, i cili dyshohet se është autori i krimit të tmerrshëm që ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës.
Sipas informacioneve të policisë 45-vjeçari dyshohet se ka goditur me sqepar nënë e tij 80-vjeçare Fanije Dalladaku duke i shkaktuar plagë të rëndë në trup dhe për pasojë ka humbur jetën, ndërsa ka lënë të plagosur babain e tij 77-vjeçarin Hasan Dalladaku, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Lexo edhe :
Related Posts
Pas krimit autori i dyshuar u largua me makinë nga vendngjarja, dhe u arrestua vetëm pak çaste më vonë nga policia.
Njoftimi:
Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.






