Subscribe

Lefter Zhidru ishte njeri problematik dhe kishte marredhenie te keqija me fqinjet e tij.

 

Banorët e lagjes tregojne se i moshuari qe u ekzekutua nga forcat RENEA ne Elbasan, shpesh konfliktohej me ta.

 

Madje ata, i kishin drejtuar dhe një letër drejtorit të policisë Ardi Veliu para pak muajsh ku i kërkonin që Lefter Zhidru të largohej nga pallati ku jetonte me qera, ndërkohë që policia lokale nuk i kishte dhënë zgjidhje kësaj problematike.

 

 

Disa prej banorëve ishin edhe në proces gjyqësor me të moshuarin.

 

Natyrën e tij problematike e tregon edhe kjo video e filmuar para pak kohësh. Aty shihet Lefter Zhidru duke u konflikuar me banorët e lagjes.

 

Lefter Zhidru u vra rreth orës 18 pasditen e të enjtes nga forcat speciale. Pavarësisht negociatave të vazhdueshme, ai refuzoi thirrjen e uniformave blu për t’u dorëzuar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *