Subscribe

Edhe në këtë edicion të panairit, nuk mbeti jashtë fokusit një nga tematikat më të diskutuara, siç është ajo e problemeve që ka përkthimi. Botues dhe përkthyes pohojnë se ndonëse në 30 vitet cilësia e të sjelljes në shqip të librave të huaj është rritur ende ka vend për përmirësim.

 

PETRIT YMERI

KREU I SHOQATES BOTUESE

Disa përkthyes janë serioze disa më pak serioze disa janë në fillimet e para te punës së tyre krijuese sepse përkthimi është një lloj krijimi. Është mirë që te përkthyesit të jenë të organizuar.

 

Për studiuesin Piro Misha, në shumë libra të përkthyer ka abuzime dhe një pikë e rëndësishme për t’u parë dhe për t’u ndjekur është ajo e traditës së përkthimit.

 

PIRO MISHA

DREJTOR I BIBLIOTEKES KOMBETARE

Vërtetë me sa shoh ka probleme në raport me origjinalin është ai termi që mua më bezdis “Shqipërim” kur përdoret kjo fjalë do të thotë që përkthyesi i jep vetës të drejtë të bejë c’të dojë me tekstin dhe ka nga ata që bejnë protagonizëm duke menduar se mund të ndryshoje nga teksti origjinal është akoma ne dukje.

 

Një çështje që mori hapësirë ishte ajo e problemit të përkthimit të librave për fëmijë, e cila po ashtu po vuan të njëjtat probleme.

 

ALBANA NEXHIPI

PERKTHYESE

Është e vështirë për botuesit sidomos për redaktorët që do duhet të zbardhin këto fjalë. Por shpresojmë shpirterisht që kjo praktikë të futej në mënyrë që edhe përkthyesi mos kufizohej tek leksiku në menyrë që këto fjalë të bëhen pjesë e fjalorit dhe ta pasurojnë gjuhën e perditshme që është tharë goxha

 

Vendosja e standardeve të përkthimit, ishte një nga pikat që u evidentua në këtë takim si zgjidhje për të përmirësuar cilësinë e përkthimit dhe për të mos dëmtuar shijen e lexuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *