Nga Sesila Frangu
“Pas testimit të gjuhës shqipe nxënësit e klasave të nënta u testuan në matematikë. Rreth 29 mijë nxënës zhvilluan provimin e dytë kombëtar. Provimi nisi në orën 10 për të përfunduar në 12:30.”
Sipas nxënësve, niveli i testimit të matematikës ishte mesatar. Pas përfundimit, ata u shprehën optimistë, duke thënë se presin rezultate të mira.
“Testi ishte i lehtë për një nxënës mesatar, nuk ishter i vështirë.”
“Gjithë vitin e shfrytëzojmë për përgatitje, nuk kishte vështirësi, testi ishte mesatar.
“Në fillim kisha shumë frikë mendova do ishte i vështirë, por kur u futëm në klasë e pamë që ishte mesatar.”
“Nga ky testim pres rezultate ekselente sepse ishte i një niveli mesatar, kam pritshmëri të larta.”
“Që në filllim na reshtuan sipas emrave dhe na futën në klasat përkatëse. Mësuesit ishin aty për ndonjë pyetje që do kishim.”
“Ngaqë mësova ishte i thjeshtë, koha ishte e mjaftueshme dhe kisha besim në vetvete.”
Referuar procesit, nxënësit e cilësuan të rregullt dhe pa problematika, ndërsa provimi më i vështirë për ta ishte i gjuhës shqipe.
“Gjuha shqipe iishte më e vështira, ka më shumë ngarkesë ka më shumë terma.”
“Më stres kisha gjuhën, jam më shumë te shkencat. Më i lehtë ishte i matematikës. “
“Besoj gjuha pak më e vështirë, matematika mesatar.”
Testimi i radhës dhe i fundit për nxënësit do të jetë ai i gjuhës së huaj, që do të zhvillohet me 30 qershor.





