Ish-fermeri i “Ferma VIP”, Henri Rrufa, ishte i ftuar në emisionin “Mes Drite” në Vizion Plus, ku ndau detaje nga jeta e tij pas daljes nga formati, projektet e reja televizive dhe raportet personale me ish-banorët e fermës.
Gjatë intervistës, Henri u ndal edhe te jeta e tij sentimentale, duke zbuluar se aktualisht ndodhet në një njohje me një vajzë që ka qenë pjesë e “Ferma VIP”.
“Jemi akoma në fazë njohjeje. Nuk mund të them ende diçka të sigurt,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia është ende në zhvillim.
I pyetur nga moderatori nëse bëhej fjalë për një ish-fermere që ka qenë në të njëjtin sezon, Henri konfirmoi se ajo kishte qenë brenda fermës para tij.
Gjatë bisedës, ish-fermeri foli gjithashtu për përvojën e tij në Fermë, marrëdhëniet me ish-konkurrentët dhe një projekt të ri televiziv që po e zhvillon së bashku me Zhakun dhe një person tjetër, i cili ende nuk është bërë publik.
Henri Rrufa, i njohur edhe si kampion në qitje sportive, prezantoi në studio edhe pasionin e tij për këtë sport, duke treguar një nga armët që përdor në gara dhe duke shpjeguar disiplinën dhe përgatitjen që kërkon ky aktivitet.
Ai theksoi se sporti i qitjes kërkon fokus të lartë dhe stërvitje të vazhdueshme, ndërsa shtoi se në Shqipëri po rritet mbështetja për sportistët me rezultate ndërkombëtare.
Në përfundim të intervistës, Rrufa u shpreh se ruan marrëdhënie të mira me ish-fermerët dhe se pas eksperiencës në reality show është rikthyer në jetën e tij normale, duke u fokusuar në sport dhe projekte të reja televizive.
/vizionplus.tv





