Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në zonën e Sukthit dhe më pas është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Menjëherë pas njoftimit të marrë nga strukturat shëndetësore, shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se incidenti dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti familjar mes dajës dhe nipit, i cili ka degraduar në përdorimin e një mjeti prerës.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen.





