Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të mërkurë në Pieve di Camaiore, në provincën e Luccas, Itali.
Sipas mediave të huaja, një 63-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu ndaj bashkëshortes së tij 52-vjeçare dhe djalit 24-vjeçar brenda banesës së familjes.
Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuarmenjëherë autoritetet. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të karabinierëve dhe policisë, të cilat kanë ndaluar autorin e dyshuar.
Banorët e zonës kanë treguar se në familje kishte pasur mosmarrëveshje dhe tensione prej kohësh.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekipet e emergjencës mjekësore 118, si dhe helikopteri i shpëtimit.
/vizionplus.tv





