E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Kosova

Kurti kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën: Është urgjente

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ka pohuar se Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke theksuar se ky proces është vonuar prej kohësh.

Ai shtoi se kjo mundësi duhet të shfrytëzohet për zgjerimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për ti dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat mbi bazën e meritës.

“Jam shumë i lumtur që jam në Bruksel. Presim një shkëmbim konstruktiv idesh dhe mendimesh për rrugën përpara. Presim statusin e vendit kandidat për vendin tonë. Është vonuar prej kohësh. Kemi dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE dhe jemi i vetmi vend pa statusin e kandidatit. Nuk po kërkojmë favore, por njohjen e përparimit të Kosovës, të zhvillimit demokratik, sundimit të ligjit, të drejtave politike dhe luftës kundër korrupsionit. Statusi i vendit kandidat jo vetëm që është shumë i rëndësishëm, por është edhe çështje urgjente. Çdo muaj ka zgjedhje në kontinentin tonë dhe çdo gjë ka rëndësi. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për zgjerimin me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat mbi bazën e meritës, sepse e meritojmë”, tha Kurti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.