E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Politikë

Samiti në Bruksel/ Rama mesazh BE-së: Bëni hapin e guximshëm, na ulni të gjithëve në tryezë!

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Bashkimit Europian të bëjë një hap të guximshëm drejt integrimit të mëtejshëm të vendeve kandidate, duke i sjellë ato rreth tryezës së përbashkët, pa ndryshuar parimin e anëtarësimit të bazuar në meritë.

Në një prononcim për mediat në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rama e cilësoi këtë takim si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për vendet kandidate, ndërsa theksoi se BE-ja duhet të japë një sinjal të fortë për qytetarët dhe për botën.

 Rama: Sigurisht, ky samit vjetor është ngjarja kryesore e vitit për të gjitha vendet kandidate. Ka rëndësinë e vet edhe për vendet anëtare. Është një moment për një bisedë të hapur dhe shumë konstruktive, për të shkëmbyer përshtypjet e vitit dhe idetë për të ardhmen. Është e rëndësishme të jemi këtu dhe pikërisht në samitin e këtij viti ka një arsye shumë të mirë për të ecur përpara drejt një integrimi më të madh. Mbetem i bindur se BE-ja duhet të ketë guximin të bëjë një hap të guximshëm përpara, duke sjellë të gjitha vendet kandidate rreth tryezës, pa ndryshuar procesin e bazuar në meritë për secilin vend, por duke u dhënë një sinjal të fortë qytetarëve tanë dhe botës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.