Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina!...

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League,...

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron...

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet,...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet Kullën e...

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i drejtohet banesave

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra mbeten ende...

Berisha: Rama në pikën më të dobët, sondazhet e...

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes për klubin...

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë! 164 të vdekur dhe qindra të plagosur, kërkohen mbi 9,000 të zhdukur në rrënoja

25 Qershor 12:53

Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rënduar ndjeshëm. Pasi fillimisht autoritetet raportuan për 32 viktima, presidentja në detyrë Delcy Rodríguez bëri të ditur se numri i të vdekurve ka arritur në 164, ndërsa 971 persona kanë mbetur të plagosur.

Dy tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 goditën vendin mbrëmjen e së mërkurës, duke shkaktuar dëme të mëdha në disa shtete. Epiqendra u regjistrua pranë qytetit Morón, rreth 170 kilometra në perëndim të Karakasit. Lëkundjet, ndër më të fortat në më shumë se një shekull, u ndjenë edhe në vende të tjera të rajonit, deri në Brazil dhe Kolumbi.

Zona më e goditur rezulton shteti La Guaira, i cilësuar nga autoritetet si një “zonë katastrofe”. Dhjetëra ndërtesa janë shembur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë operacionet intensive për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja. Pamjet e transmetuara nga mediat lokale tregojnë ndërtesa të shkatërruara, rrugë të bllokuara dhe banorë që kërkojnë familjarët e tyre mes gërmadhave.

Në Karakas, mijëra banorë kaluan natën jashtë banesave nga frika e pasgoditjeve. Disa zona mbetën pa energji elektrike dhe sinjal telefonik, ndërsa aeroporti kryesor i vendit, Simón Bolívar, u mbyll për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti. Autoritetet kanë pezulluar gjithashtu mësimin dhe kanë shndërruar disa shkolla në strehimore për të prekurit.

Ndërkohë, ndihmat ndërkombëtare kanë nisur të mbërrijnë në Venezuelë. Shtetet e Bashkuara, Ekuadori, Katari, Meksika dhe El Salvadori kanë ofruar asistencë humanitare dhe ekipe shpëtimi, ndërsa operacionet në terren vijojnë mes frikës se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
164 viktima Tërmet Venezuelë

Nga e njëjta kategori

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina! Detaje nga aksidenti tragjik në Lezhë

më shumë...

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë dollarëshe të Angelina Jolie në Hollywood

më shumë...

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League, rrogozhinasit vijojnë ëndrrën në Conference League

më shumë...

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron viktimat, autoritetet thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi,

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:43

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset...

10:28

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë...

10:07

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me...

10:01

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali...

9:42

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet...

9:35

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

9:30

UKT: Defekt i rëndë në linjën kryesore,...

9:22

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet...

8:56

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën...

8:48

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i...

8:36

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra...

8:28

Pse ushqimet e kripura na duken kaq...

8:01

Berisha: Rama në pikën më të dobët,...

7:42

Ndahet nga jeta aktori Peter Cullen

7:38

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes...

7:31

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri...

7:10

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar...

7:04

Hidhet shorti i Champions League/ Bayern, Real,...

6:42

Lamallari me Drejtuesit e Gjendjes Civile: Fokus...

6:40

Hapen aplikimet për 300 kredi me 0%...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.