Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i...

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin, arrestohet autori...

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush janë autori...

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret me sqepar...

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos...

Dha asisin në golin e fitores, Ernest Muçi flet...

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur...

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon ekipin shqiptar...

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin e ujit...

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

24 Qershor 20:10

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të Prefekturës së Tiranës, ku përveç vlerësimit për rolin historik të këtij institucioni, u ndal edhe te protestat gjatë javëve të fundit në vend.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u shpreh se aktiviteti zhvillohet në një moment kur qytetarët po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore.

Begaj theksoi se, në respekt të pozicionit dhe neutralitetit kushtetues të Presidentit, e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta.

Sipas tij, kjo e drejtë duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Presidenti nënvizoi se konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten te angazhimi i përbashkët i qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, interesin kombëtar dhe atë publik.

“Korniza kushtetuese, së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe demokracisë, përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë”, u shpreh Begaj.

Kreu i shtetit shtoi se mbetet i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar, të ardhmes europiane dhe vlerave euroatlantike të vendit.

Në pjesën tjetër të fjalës, Begaj vlerësoi Prefekturën e Tiranës si një institucion që prej vitit 1926 ka shërbyer si urë lidhëse mes qeverisjes qendrore dhe komuniteteve vendore, duke garantuar stabilitet, rend dhe zhvillim.

Ai tha se 100-vjetori i këtij institucioni është një moment reflektimi për rolin e administratës publike dhe nevojën për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
BEgaj protestat Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau nënën dhe plagosi babain

më shumë...

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush janë autori dhe viktima në Lushnjë (EMRAT)

më shumë...

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret me sqepar nënën, plagosi babain! Detaje nga ngjarja

më shumë...

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga...

10:43

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari...

10:37

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin,...

10:12

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush...

10:07

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret...

9:53

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën...

9:33

Dha asisin në golin e fitores, Ernest...

9:14

Kafeja mund të pengojë përthithjen e hekurit,...

9:10

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin...

8:45

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon...

8:39

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin...

8:26

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 26...

7:50

Lamallari pas takimit në Pogradec: Prioritet, siguria...

7:28

“Ende të pres”, Selvija prek me fjalët...

7:19

Ceferin vetëpërjashtohet nga gara për kreun e...

6:55

“Qeverisja do të përmirësohet”, Rama pas takimit...

6:42

Rama pas takimit me ministrat: Kemi konsoliduar...

6:37

“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama...

6:35

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat...

6:08

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • “Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.