E premte, 23 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Skandal në Bullgari, truproja e kryeparlamentares rrëzon gazetaren, përfundon në spital me fraktura (VIDEO)

Gazetarja bullgare Sonya Koltuklieva është dërguar në spital pasi një efektiv i Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes (NSO) e ka hedhur me forcë përtokë, teksa ajo tentonte t’i drejtonte pyetje kryeparlamentares Mihaela Dotsova në Sofje. Ngjarja ndodhi jashtë selisë së partisë “Bullgaria Progresive”, pas një konference të jashtëzakonshme për shtyp të kryeministrit Rumen Radev. Sipas raportimeve të agjencisë PIK, gazetarja po e pyeste Dotsovën për shtyrjen e përsëritur të seancave parlamentare lidhur me faljet e dhëna nga Iliana Yotova gjatë kohës kur ishte zv/presidente.

VIDEO- Momenti kur gazetarja hidhet me forcë përtokë

Reklamë

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur efektivi e shtyn me forcë gazetaren, duke e rrëzuar në shpinë në trotuar. Sipas raportimeve, Koltuklieva pësoi tronditje në kokë, frakturë të klavikulës dhe zhvendosje të shpatullës, duke u transportuar me ambulancë drejt Akademisë Mjekësore Ushtarake. Ndërkohë, kryeparlamentarja u largua me automjetin zyrtar, pa u ndalur për të parë gjendjen e gazetares, e cila mbeti e shtrirë në tokë.

Pas përhapjes së pamjeve, Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes njoftoi nisjen e një hetimi të menjëhershëm dhe bëri me dije se kishte informuar edhe Prokurorinë Ushtarake kompetente. Në reagimin zyrtar, institucioni theksoi se efektivët duhet të veprojnë në përputhje me ligjin dhe paralajmëroi masa të rrepta nëse konstatohet se kanë shkelur detyrat e tyre.

Reklamë

Ngjarja shkaktoi reagime të forta në politikën bullgare, ku përfaqësues nga krahë të ndryshëm kërkuan dorëheqjen e Dotsovës dhe përgjegjësi për dhunën ndaj gazetares. Mes tyre, ish-kryeministri Boyko Borissov dhe politikani Atanas Atanasov dënuan incidentin, ndërsa të tjerë kërkuan që drejtuesit e shërbimit të sigurisë të japin shpjegime. Reagimet u përqendruan te siguria e gazetarëve dhe e drejta e tyre për të bërë pyetje, edhe kur ato janë të pakëndshme për zyrtarët publikë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.