E diel, 11 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Vigjilenca 3”, operacion kundër narkotikëve në Kurbin, arrestohen dy të rinj (EMRAT)

Në kuadër të kontrolleve intensive që po zhvillohen në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin e koduar “Vigjilenca 3”.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Skuraj, u konstatuan bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Reklamë

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë, në vendin ku ishin kultivuar këto bimë, dhe arrestuan shtetasit Alfons Halili 25 vjeç, dhe Seldi Tafa 19 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Reklamë

Kontrollet antikanabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë video

Reklamë