Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga IDF në...

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb jetën 36-vjeçari...

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam, pasi përmbyset...

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi jetën, flasin...

17 të vdekur dhe 115 të plagosur nga sulmet...

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë...

EMRI/ Zjarr në një pallat në Korçë, humb jetën...

E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën 25-vjeçare, pak...

Zjarr në një pallat në Korçë, humb jetën 72-vjeçari

Rrëzohet kërkesa e PD për protestën, PS: Jo interpelancë me Ramën, Balla: Në republikat parlamentare s’ka kufizim mandati

25 Qershor 15:34

Socialistët votuan kundër kërkesës së Partisë Demokratike për të zhvilluar një debat të posaçëm në Parlament së pari për kërkesat e protestuesve dhe së dyti për rezolutën e Parlamentit Europian. Gjithashtu mazhoranca ka hedhur poshtë kërkesën për interpelancë me kryeministrin Rama për kërkesat e protestuesve.

 “Ne nuk mund të sillemi sikur ata qytetarë që protestojnë prej 25 apo 26 ditësh nuk ekzistojnë. Janë qytetarë shqiptarë, pavarësisht se kë kanë votuar, kanë votuar një apo dy apo tre, apo më shumë përfaqësues në atë kuvend me 140 deputetë. Mirëpo Taulant Balla dhe Edi Rama është mësuar që në Kuvend të bëjë vetëm zëdhënësin e interesave të grupeve kriminale, ku gjatë këtyre 14 viteve, në një ditë të vetme, nuk janë përpjekur të bëjnë zëdhënësin apo përcjellësin, adresuesin e shqetësimeve të qytetarëve”, tha Gazment Bardhi.

 “Pranojmë gjithkënd tjetër të flasë në emër të protestës, por partinë e Sali Berishës nuk e pranoj dot kurrë si përfaqësues të protestës”, u shpreh Taulant Balla.

Sipas Ballës, nëse Partia Demokratike do që të bëjë betejë  politike me protestën, le të kërkojë zyrtarisht shkarkimin e Kryeministrit Rama nëpërmjet mekanizmave që ka Kushtetuta.

 “Sillni kërkesën për mocion mosbesimi, e dini që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, kur kërkon mocion mosbesimi, duhet të sjellësh edhe kandidatin për kryeministër, e sillni dot Saliun për kandidat për kryeministër?”, tha Balla.

 “Aksionet e grupit të PD në kuvend nuk i sugjeron Balla, e vetmja gjë që sugjeron Balla është të miratojë ligj për ti dhënë favor Artur Shehut dhe grupeve kriminale në vend”, shtoi Bardhi.

Ndërkaq Balla hodhi poshtë një prej kërkesave të protestuesve, atë për kufizimin e mandatit të kryeministrit.

 “Në asnjë republikë parlamentare s’ka kufizim mandatesh. Në rastin e tyre, kufizimin e mandateve ta bën vetëm vota e popullit, jo mandati kushtetues. Thuajini mos u lodhni kot”, theksoi Balla.

Prej 31 majit qytetarët po protestojnë çdo mbrëmje para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pak ditë më parë protestuesit publikuan një listë me kërkesa kur përfshihet krijimi i një qeverie teknike, ndryshimi i Kushtetutës, Kodit zgjedhor;  anullimi i ndryshimeve në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura” dhe ndryshimet në ligjin “Për trashëgiminë Kulturore” si dhe shfuqizimi i “Paketës së Maleve” dhe ligjit “Për Investime Strategjike.”

Posted Under:
Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

më shumë...

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga IDF në Bregun Perëndimor

më shumë...

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë kilometrike në kufi këtë fundjavë

më shumë...

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb jetën 36-vjeçari në Kolonjë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

6:05

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi...

5:38

17 të vdekur dhe 115 të plagosur...

5:23

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga...

4:45

EMRI/ Zjarr në një pallat në Korçë,...

4:23

E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën...

4:10

Zjarr në një pallat në Korçë, humb...

4:08

Rama nga Jala: Të rinjtë e punësuar...

3:40

Protestat për Zvërnecin, Rama: U harrua sepse...

3:32

Lezhë/ U rrëzua në mal teksa ruante...

3:23

Durrës/ Policia merr masa për sezonin, shtohet...

3:11

Sigurimi i detyrueshëm në bujqësi! Qeveria bën...

2:54

Festa e liqenit të Shkodrës, turistë të...

2:36

“Rama shkeli Kushtetutën”, Berisha: 4 milionë euro...

2:16

Tarifa në qendrat shëndetësore, Sala: Aplikohet vetëm...

2:05

Autoriteti i Konkurrencës monitoron çmimet e produkteve...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Tarifa në qendrat shëndetësore, Sala: Aplikohet vetëm për di...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • “Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.