E martë, 27 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qendra e Tiranës ende pa semaforë, u shkatërruan nga protestuesit, pritet verifikimi dhe tenderi për zëvendësim

Në dy javë tubim, përveç institucioneve shtetërore, pjesë e dëmtimit nga ana e protestuesve u bë edhe sinjalistika rrugore, përfshirë shumë semaforë dhe tabela përgjatë disa akseve në Tiranë.

Për shkatërrimet në infrastrukturën publike, Bashkia e Tiranës thotë se grupet e punës ndodhen në terren duke bërë bilancin, për të vijuar më pas me procesin e tenderimit nga Agjencia e Prokurimeve Publike.

Reklamë

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Arben Luzi shpjegon se riparimi i dëmeve në sinjalistikën rrugore duhet të nisë sa më shpejt, në mënyrë që të shamngen pasojat, siç janë aksidentet me humbje jetësh.

“Duhet të kishte filluar riparimi i këtyre dëmve e që janë rezultat i revoltës. Këto janë detyrim i Bashkisë, adhtu siç po ripajonë dëmet privatët, ashtu edhe shtetit duhet t’i rikthejë në gjendjen e mëparshme. Duhet të ketë një zbatim të regullave të qarkullimit rrugor që të kemi rritje të sigurisë rrugore, që të mos kemi ngjarje aksidentale me pasoja të rënda në jetën e njerëzve”, tha Luzi.

Reklamë

Eksperti sqaron se edhe prania e policëve në kryqëzimet ku është demtuar sinjalistika, nuk është i mjaftueshëm, duke shtuar se këmbësori ka gjithmonë përparësi në rrugë.

“I pari që ka përparësi në kryqësim kur nuk ka semafor është këmbësori. Në disa kryqëzim janë të vendosur edhe disa policë, por policët janë të vendosur gjatë 8 orarëshit, por në 8 orë nuk jep njëosjë rendiment, mund të shkëputet një moment  dhe aty mund të ndodh aksidenti rrugor”, tha eksperti.

Derisa kryeqyteti t’i kthehet normalitetit, eksperti  sugjeron që këmbësorët të jenë më shumë vigjilent.  

“Këmbësorët tani duhet të jenë më të vëmendshëm, të ngrenë edhe një dorë që ta paraljamërojnë drejtuesin e mjetit, kjo nuk ëhstë normale por duhet bërë për të siguruar jetën e tyre. Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar ti japin përparësi këmëbsorëve në vende ku nuk ka semaforë”, tha Luzi.

Dëmet më të mëdha gjatë protestave janë shënuar në rrugët rreth qendrës së Tiranës si dhe në një pjesë të unazës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.