E martë, 27 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dyshohet se ndezi zjarr në fshatin Kryekuq, kapet në flagrancë dhe shoqërohet në Komisariat 29-vjeçari

Sot, rreth orës 13:25, shërbimet e Policisë morën njoftim për zjarr në fshatin Kryekuq,  i cili po përhapej dhe po rrezikonte djegien e pyllit të parkut kombëtar të Divjakës.  

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre.

Shërbimet e Policisë kanë kapur pranë vatrës të zjarrit, shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i dyshuar si autor i zjarrvënies, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.