Policia e Kavajës ka arrestuar personin e pestë që dyshohet se ka lidhje me pengmarrjen e Jak Prengës në Kamëz. Mësohet se në pranga gjatë aksionit ka rënë një i afërm i familjes Hajri, i cili akuzohet se po pengon zbardhjen e të vërtetës për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës.
Dyshohet se i arrestuari i pestë mund të ketë fshehur sende të viktimës. Katër të arrestuarit e tjerë janë Bajram Hajri, Elton Hajri, Leonard Hajri dhe Olsi Turja. Policia konfirmoi këtë të martë se Jak Prenga kishte vdekur rrugës për ta çuar në resortin “Golden” në pronësi të Altin Hajrit. Prenga u mor peng në 17 janar në Kamëz.





