E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i keq ‘godet’ Vlorën, era e fortë shkakton dëme në disa zona të qytetit

Vlora është përfshirë mbrëmjen e kësaj të marte nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me erëra të forta që kanë shkaktuar dëme materiale në disa zona të qytetit dhe përgjatë vijës bregdetare.

Për shkak të intensitetit të erës, qytetarët dhe klientët në lokalet e zonës janë detyruar të largohen për arsye sigurie, për shkak të rrezikut nga rrëzimi i objekteve.

Era e fortë ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve, ndërsa janë dëmtuar çadra dhe tenda të lokaleve, si dhe çadrat e vendosura në plazhe.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të tregojnë kujdes për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë