Subscribe

Pedagogët propozuan sot një kontratë kolektive për shmangien e pabarazive në punë.

 

 

“Ne sot nuk kemi  një kontratë kolektive pune e cila në fakt është një nga detyrimet që duhet të ishte realizuar kohë më parë, do rregullonte e standartizonte ato marrëdhënie për të cilat jemi sot. Ka pedagogë që janë partner të sistemit dhe që nuk e meritojnë vendin e tyre. Do ishte një hap i mirë drejt meritokracisë.”

 

 

Pedagogët protestues apeluan që politika të qëndrojë larg arsimit, që sipas tyre është në pikën më kritike.

 

 

“Nuk mund të ketë politizim, ajo që po shikoj është se situata është e zymtë dhe befasuese e revolutuese. Pedagogëve u takon të kenë rrogë të lartë, kjo situatë mori një drejtim të pashembullt gjatë kësaj proteste.”

 

 

Më shumë mbështetje nga studentët, por edhe nga kolegët e tyre ishte kërkesa tjetër e radhës.

 

 

 

“Elitat ndihmojnë shoqërinë, pedagogët ndihmojnë studentët. Pedagogët janë më të edukuarit dhe më të keqpaguarit. Ka disa pedagogë që hezitojnë të marrin pjese eedhe pse e pranojnë me zemër e dëshirë.”

 

 

Rritja e pagës me 15%, ku 7% mbulohet nga qeveria dhe 8% nga vetë universitetet nuk mjafton për pedagogët. Ata insistojnë me kërkesat e tyre për më shumë buxhet për kërkim shkencor, rritje të pagës së orëve suplementare, të vjetërsisë së punës dhe rivlerësim të orës mësimore. Protesta dhe bojkoti i plotë, kryesisht në universitetin Politeknik dhe fakultetin e Shkencave të Natyrës nuk do të ndalet.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *