Policia e Korçës ka dalë me njoftim zyrtar sa i përket vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të shtune.
Policia bën me dije se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 20-vjeçari Joan Zuko, ndërsa është identifikuar autori i dyshuar i ngjarjes.
Lexo edhe :
Related Posts
Njoftimi:
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit.
Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, tre shtetas të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.
Ndërkohë zv.Drejtori i Hetimit të krimeve në Korçë, Sejfulla Metko ka thënë për mediat se pak para ngjarjes ka patur një konfikt mes autorit të dyshaur dhe viktimës.
“Rreth orës 16:30 në lagjen 15 të qytetit të Korçës kemi marrë njoftim për ngjarje kriminale të ndodhur. Ka agravuar me një viktimë me inicialet J.Z. Kemi person të dyshuar që jemi vënë në ndjekje. Konflikti ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të një lagje tjetër, me pas precipitoi në afërsi të banesës së viktimës, ku kemi patur përdorimin e armëve të zjarrit. Me pas autori është ngjitur rreth 15 minuta nga dëshmitarë në drejtim të varrezave, jemi në ndjekje të tij. Viktima është vrarë me armë kallashnikov ndërsa viktima ka patur në dorë një thikë. Konflikti ka qenë i mbartur kohë më parë, sot precipitoi”, tha para mediave Metko.






