E martë, 24 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditi me thikë punonjësin e një fast food-i në Fier, identifikohet autori (DETAJET)

Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë në Fier, ku një 17-vjeçar ka goditur me thikë një punonjës fast food-i pas një sherri mes tyre.

Bëhet me dije se, pas konfliktit me fjalë, 17-vjeçari G.A. ka goditur me thikë 29-vjeçarin B.M. dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Reklamë

Sot, rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, janë konfliktuar shtetasit B. M., 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç.

Gjatë konfliktit, shtetasi 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

29-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.