E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në Korçë (EMRI-FOTO)

Personi që shihni në forto është Kristjan Sterjo, autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në qytetin e Korçës këtë të shtunë.

Mësohet se mes autorit të dyshuar dhe vitkimës kishte patur konflikt më herët.

Reklamë

Më pas Sterjo e ka ndjekur i armatosur Zukon, dhe e ka qëlluar në lagjen 15-të, ndërsa 20-vjeçari tentoi të fshihej në hyrjëen e një pallati.

Pas krimit, Sterjo ëhstë larguar me shpejtësi, ndërsa vendi ku ai dyshihet se fshihet ëhstë rrethaur atshmë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Reklamë

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Njoftimi:

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, tre shtetas të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë