Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Noka-Spahiut: Klodiana, mos firmos, do shkosh në burg

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e domate drejt...

Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, meriton të...

Tensione para Kuvendit! Protestuesi thyen perimetrin e sigurisë dhe...

Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që fut në...

Bardhi: Qeveria po përgatit KAYO-n edhe në shëndetësi, socialistët...

Sesioni i ri parlamentar, Peleshi vendos objektivat

Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë, ja kush...

Parlamenti hap sesionin e ri, qytetarët protestojnë para godinës!...

Surprizon superkompjuteri i Opta-s, ja kush është favorit për...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i përgjigjet deklaratave të Zelenskyt në Beograd

9 Gusht 11:18

Vizita e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd dhe deklarata e tij se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës kanë sjellë reagimin e Tiranës zyrtare.

Shqipëria e vlerëson dialogun mes Ukrainës dhe Serbisë, por paralajmëron se çështja e Kosovës nuk mund të vendoset në të njëjtin ekuacion me luftën në Ukrainë.

“Çdo përpjekje për të vendosur një paralele ose për të krijuar një ekuacion midis Kosovës dhe çdo situate tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht çorientuese”, thuhet në reagim.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë rikthen në vëmendje edhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke theksuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Rasti i Kosovës qëndron mbi themelet e veta historike, politike dhe ligjore. Me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ishte e prerë: Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Ndërsa për luftën në Ukrainë, Shqipëria thekson se agresioni rus përbën shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Tirana e përdor këtë reagim edhe për të ritheksuar mbështetjen e saj për Kosovën, duke kërkuar që pavarësia e saj të pranohet si realitet dhe që Prishtina e Beogradi të ecin drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes tyre, që në fund çon në njohje të ndërsjellë, nuk do ta dobësonte Serbinë. Përkundrazi, do të ndihmonte në mbylljen e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së kohëve të fundit të rajonit tonë dhe do të hapte rrugën për pajtim të vërtetë, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe paqe të qëndrueshme”, thuhet në reagimin e MEPJ.

Në përfundim, Shqipëria e cilëson vizitën e Zelenskyt në Serbi si një mundësi për afrimin e Beogradit me Evropën dhe largimin e tij nga ndikimi rus, por nënvizon se Ballkani Perëndimor duhet të ecë përpara dhe jo të rikthehet pas.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
kosove Ministrja e Jashtme Ukraine

Nga e njëjta kategori

Noka-Spahiut: Klodiana, mos firmos, do shkosh në burg

më shumë...

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e domate drejt efektivëve

më shumë...

Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, meriton të shkrihet, ju jeni përfaqësues të krimit

më shumë...

Tensione para Kuvendit! Protestuesi thyen perimetrin e sigurisë dhe kundërshton Policinë (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:00

Noka-Spahiut: Klodiana, mos firmos, do shkosh në...

5:57

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e...

5:52

Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë,...

5:44

Tensione para Kuvendit! Protestuesi thyen perimetrin e...

5:43

Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që...

5:37

VIDEO/ Protesta para Kuvendit, qytetarët përplasen me...

5:29

Bardhi: Qeveria po përgatit KAYO-n edhe në...

5:23

Sesioni i ri parlamentar, Peleshi vendos objektivat

5:21

Hita mbledh strukturat e Policisë në 4...

5:03

Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë,...

4:52

Parlamenti hap sesionin e ri, qytetarët protestojnë...

4:52

Surprizon superkompjuteri i Opta-s, ja kush është...

4:34

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për...

4:29

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

4:09

Hapet ekspozita “Postriba ’46”, kujtohet 80-vjetori i...

3:46

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit...

3:43

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon:...

3:41

Nisja e sezonit të ri arsimor, AKU...

3:34

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare...

3:32

Shiste drogë në Tiranë, “Shqiponjat” arrestojnë 27...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • “Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të rëndësish...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.