Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Varrimi shtetëror për Mlladiç, Marta Kos anulon vizitën në...

Nata e madhe kuqezi! 22 vite nga triumfi historik...

SHBA negocion paqen Rusi-Ukrainë, dy negociatorët e Trump, takime...

Pas merkatos Milani përgatitet të blindojë lojtarët, gati kontratat...

Ferit Hoxha në takimin e Ministrave të BE-së për...

Zbardhet data, ja kur nisin punimet e Kuvendit, brenda...

Të shtëna me armë zjarri në Bunec të Vlorës,...

E para në Ballkan! Një fabrikë e re talentesh...

Berisha niset drejt SHBA-së: Ky është udhëtimi i viteve...

A ka marrë fund recesioni ekonomik në Gjermani?

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të rinjve në Korçë që përfundoi në tragjedi! Autori: Zuko më ngacmoi të dashurën

9 Gusht 09:17

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Kristjan Sterjo, autori i dyshuar i ngjarjes,  ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor, duke folur edhe për konfliktin që parapriu ngjarjen.

Sipas dëshmisë së tij, përplasja me 20-vjeçarin lidhej me disa episode të mëparshme mes tyre. Një prej shkaqeve që dyshohet se ndikoi në përshkallëzimin e konfliktit ka qenë pretendimi i Sterjos se viktima kishte ngacmuar të dashurën e tij.

Megjithatë, hetuesit po marrin në konsideratë edhe episode të tjera të konfliktit mes dy të rinjve. Sipas të dhënave paraprake, ata kishin pasur debate disa ditë përpara ngjarjes, ndërsa përplasjet dyshohet se kishin nisur edhe për pretendime lidhur me atë se kush konsiderohej “më i forti” në lagje.

Konflikti, sipas hetimeve, ishte shoqëruar me debate, sharje dhe ngacmime të ndërsjella, duke u përshkallëzuar gradualisht deri në ngjarjen tragjike.

Në ditën e krimit, sipas dëshmisë së të dyshuarit, Sterjo ka marrë armën dhe ka shkuar në ndjekje të 20-vjeçarit. Ai dyshohet se e ka qëlluar Johan Zukon me një plumb pas shpine, plagë e cila rezultoi fatale.

Pas ngjarjes, Sterjo është larguar nga vendi i krimit dhe ka qëndruar i fshehur për disa orë. Ai dyshohet se ishte fshehur fillimisht në një zonë pranë varrezave të qytetit, por më pas është larguar në drejtim të banesës së tij.

Ka qenë pikërisht në këtë moment që forcat e Policisë kanë mundur ta pikasnin dhe ta arrestonin, rreth 6 orë pas vrasjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Dëshmia e të dyshuarit, së bashku me provat e administruara gjatë hetimit, pritet të ndihmojnë në përcaktimin e rrethanave dhe motivit të saktë që çoi në vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
kristjan sterjo zuko

Nga e njëjta kategori

Disa shkolla ende në rikonstruksion në Durrës, nuk do hapin dyert në 14 shtator për të pritur nxënësit

më shumë...

Ecuria e regjistrimit në universitete, interes për Mjekësinë dhe degët që lidhen më teknologjinë

më shumë...

Gjykata liron 14 protestuesit, u arrestuan në 1 shtator pasi bllokuan hyrjen e Kryeministrisë

më shumë...

Situatë dramatike nga zjarri në kodrat e Radostinës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:34

Disa shkolla ende në rikonstruksion në Durrës,...

3:30

Ecuria e regjistrimit në universitete, interes për...

3:28

Varrimi shtetëror për Mlladiç, Marta Kos anulon...

3:14

Nata e madhe kuqezi! 22 vite nga...

3:06

Gjykata liron 14 protestuesit, u arrestuan në...

3:03

Studimi: Të mësuarit e gjuhëve të huaja...

2:58

Situatë dramatike nga zjarri në kodrat e...

2:56

SHBA negocion paqen Rusi-Ukrainë, dy negociatorët e...

2:40

Pas merkatos Milani përgatitet të blindojë lojtarët,...

2:24

Zjarr i madh në kodrat e Radostinës,...

2:15

Ferit Hoxha në takimin e Ministrave të...

1:53

Zbardhet data, ja kur nisin punimet e...

1:50

Të shtëna me armë zjarri në Bunec...

Viktor Bardhi
1:29

Hetimet për vrasjen në Mirditë, policia merr...

1:22

Masa e sigurisë për 14 protestuesit e...

1:13

Policia Rrugore intensifikon kontrollet në qarkun e...

1:12

Dy gra mashtruan qytetarët në Tiranë, u...

1:07

Opozita bllokon zyrat e qeverisë, PDK dhe...

1:05

Aksident i trefishtë në Lushnje, shoferët “kokëfortë”...

1:01

Çfarë duhet të hani për të mbrojtur...

Më të klikuarat

  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Detaje të reja nga plagosja në Korçë, autori dhe i dëmtuari...
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.