Qendra e Artit Bashkëkohor që është hapur në ambjentet e pazarit të vjetër. një tjetër vlerë e shtuar për Korçën.
Kjo qëndër është hapur këtë të dielë, si pjesë e veprimtarive argëtuese të mbështetura nga bashkia në pazarin karakteristik të qytetit.
Videoinstalacione, kaleidoskopë, por edhe punime të tjera artistike janë ekspozuar brenda kësaj qendre në Pazarin e Vjetër të Korçës.
Ekspozita e kësaj qëndre të artit bashkëkohor do të qëndrojë e hapur për një muaj.
Kryebashkiaku Sotiraq Filo që vizitoi ekspozitën, tha se ky aktivitet që do të pasohet edhe nga të tjerë përfshihet në projektin e rivitalizimit të pazarit të vjetër në Korçë.