E enjte, 15 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Osman Buzo

Osman Buzo, aktor, regjisor dhe një prej figurave më të njohura të jetës kulturore të Gjirokastrës, është ndarë nga jeta këtë të premte.

Buzo i kushtoi më shumë se 40 vite skenës dhe kulturës. Ai ishte pjesë e Teatrit të Kukullave në Gjirokastër, ku punoi si aktor, regjisor dhe drejtues i këtij institucioni.

Reklamë

Përveç veprimtarisë artistike, Osman Buzo u angazhua edhe në publicistikë dhe dokumentimin e historisë e traditave të trevës. Një pjesë të rëndësishme të punës së tij ia kushtoi Libohovës, vendlindjes së tij.

Përmes shkrimeve dhe dëshmive të tij, ai dokumentoi histori, figura, ngjarje dhe tradita të Libohovës dhe Gjirokastrës, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe kulturore të zonës.

Reklamë

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje për komunitetin artistik dhe kulturor, ndërsa Libohova humbet një prej bijve të saj që për dekada punoi për promovimin dhe dokumentimin e vlerave të vendlindjes.

Sipas amanetit të tij, Osman Buzo do të prehet në vendlindjen e tij, Libohovë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë